Çdo fillim viti shkollor angazhon në terren qindra efektivë të secilës strukturë të Policisë së Shtetit, në të gjitha shkollat, në mbarë vendin.

Përkushtimi dhe puna në këtë rast tejkalojnë përmbushjen e plotë të detyrave institucionale dhe ligjore të Policisë së Shtetit e i angazhojnë efektivët e Policisë, me të gjitha kapacitetet e tyre ligjore dhe humane, si prindër, si promovues e ruajtës të sigurisë së pjesës më të mirë të shoqërisë, sigurisë së fëmijëve, si këshillues, si mbështetje dhe si imazh, të cilit i besohet mbarëvajtja e një procesi aq të rëndësishëm, siç është ai mësimor.

Këtë vit, secili punonjës policie kontribuon për rendin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve shkollore me më shumë integritet dhe profesionalizëm. Punonjësit e Policisë iu zgjatin dorën e bashkëpunimit dhe të sigurisë, nxënësve dhe mësuesve, brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës, në çdo aks rrugor në mbarë vendin, përmes patrullimeve, aktiviteteve periodike sensibilizuese dhe fushatave informuese.

Së bashku me mësuesit, oficerët e sigurisë në shkolla, prindërit dhe çdo strukturë arsimore në vend, për të promovuar dhe garantuar rend, siguri dhe mbarëvajtje të procesit mësimor, përgjatë gjithë vitit shkollor.

Policia e Shtetit iu uron nxënësve dhe mësuesve, vit të mbarë shkollor dhe iu shpreh gatishmërinë e plotë për t’i asistuar me profesionalizëm, për çdo problematikë që mund të hasin në drejtim të sigurisë dhe të parandalimit të depërtimit të fenomeneve negative në shkolla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu