Ballina Kulture “Mrekullitë e Shqipërisë” do të shfaqen në emisionin e famshëm të BBC,...

“Mrekullitë e Shqipërisë” do të shfaqen në emisionin e famshëm të BBC, Rama: Ishte e paimagjinueshme

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke shpërndarë spotin publicitar të një prej emisioneve më të famshëm në botë mbi thesaret e tokës në knalin BBC  WORLD NEWS, i cili do të shfaqë më 21-22 janar “Mrekullitë e Shqipërisë”.

Rama shton se kjo ishte diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i jepet vit pas viti.

Ky emision me autore Bettany Hughes është mjaft i shikuar në botë me gati gjysmë miliard shikues në Botë.

Në episodin e parë që do të transmetohet më 21 janar, Hugnes do të udhëtojnë në Shqipërinë malore, për të zbuluar qytetet epike e kala, vende arkeologjike dhe histori e kulturë të larmishme sipas asaj që shkruhet në faqen e BBC-së.

Postimi i Rames:

MIRËMËNGJES 

1f60a.png

dhe me kënaqësinë e veçantë të spotit publicitar të një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës, i cili ka një audiencë gjysëm miliardë shikues në vit, e më 21-22 janar shfaq “Mrekullitë e Shqipërisë” në kanalin BBC WORLD NEWS, diçka e paimagjinueshme deri kur Shqipëria Turistike nisi të marrë formën që po i japim vit pas viti, ju uroj një fundjavë të qetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks