Ballina Sociale Klasat kolektive mbyllen me zhvendosje, nxënësit nga zonat e braktisura do dërgohen...

Klasat kolektive mbyllen me zhvendosje, nxënësit nga zonat e braktisura do dërgohen në shkolla të mëdha

Shkolla në fshatra po boshatisen dhe për të ulur numrin e klasave kolektive, Ministria e Arsimit po i mbyll dhe po i zhvendos në qendra më të mëdha.

“Një shkollë vartëse mund të ketë dhe 5 nxënës, mund të ketë dhe 2 nxënës, 10 nxënës. Ne synojmë që këto shkollat vartëse ti përqëndrojmë drejt shkollave qendër, qëndrimi është që nxënësit të bëjnë mësimin në klasa normale.”

Shpërndarja e abetares së unifikuar në të gjitha trevat shqipfolesë është objektivi i Ministrisë së Arsimit për vitin që nisëm.

“Kudo ku ka vogëlushë shqiptarë ta mësojnë gjuhën shqipe me të njëjtin tekst.”

Mbyllja e disa programeve të studimit në Universitete, për Ministren vjen si pasojë e orjentimit të tregut të punës.

“Mos të na duket fundi i botës nëse mbyllet një program. Hapen me qindra të tjerë që i vijnë më shumë në ndihmë tregut të punës.”

Për të mbajtur të rinjtë për studime në Shqipëri, zgjidhja sipas Ministres do të vijë përmes ndërkombëtarëzimit të diplomave.

“Duke rritur cilësinë e arsimit, veçanërisht arsimit të lartë. Duke hapur programe të përbashkëta studimi të dyfishta i nxisim të rinjtë shqiptarë që të studiojnë në Shqipëri dhe të jetojnë në Shqipëri.”

Pakoja e madhe i përjashtoi studentët, por Kushi thotë se ata janë përfitues indirekt.

“Ata janë përfitues indirekt nëpërmjet familjeve të tyre.”

Në konferencën me gazetarët ministrja e Arsimit, Evis Kushi, tha se në këtë vit do jetë matura me rregulla të reja sa i përket lejimit për rikorigjim të testit, apo edhe rankimit të shkollave, ndërsa shtoi se Smart Label dhe regjistrat digjital janë synim për vitin 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks