Ballina Aktualitet “Të goditen zyrtarët e korruptuar, e të zbulohet misteri për Ervis Martinaj”,...

“Të goditen zyrtarët e korruptuar, e të zbulohet misteri për Ervis Martinaj”, porositë që Rama u dha drejtuesve të policisë në qarqe

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna dje gjatë takimit që kryeministri Edi Rama u la drejtuesve të Policisë së Shtetit.

Fokus i diskutimit kanë qenë ngjarjet kriminale, situata parazgjedhore por siguria gjatë sezonit turistik. Mësohet se kreu i qeverisë ka kërkuar gjithashtu zbardhjen e misterit të Ervis Martinajt. Ai ka kërkuar që të goditen zyrtarë dhe punonjës shtetëror që janë përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.

4 kërkesat e Ramës për policinë:

  1. Goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri apo korrupsion e shpërdorim të detyrës.
  2. Grupe hetimore dhe zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjeve kriminale. Përfshirë këtu edhe misterin e Ervis Martinajt.
  3. Situata parazgjedhore. Angazhimi i policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Asnjë punonjës policie të mos përfshihet në fushata politike.
  4. Sezoni turistik dhe vëmendje maksimale në plazhe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks