Luizi ka shokuar sot opinionin publik kur tha rrëfimi i tij për sëmundjen , nuk është historia e tij por e një miku,
Luizi: kam filluar të kem të njëjta simptoma të njëjta si shoku im dhe prandaj e tregova historinë kështu. Dhe ndaj bëra testet. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe.
Arbana: Si quhet shoku yt?
Luizi: Nuk e them dot në publik!
Arbana: ti nuk vuan nga një sëmudnje e pashërueshme? Duhet të flasim qartë! Vuan apo jo nga një sumndje e pashërueshme? Unë drejtoj një program që nga sot hap një llogari për ty dhe të dërgon që sot aty ku ti ke nevojë për kurim, por më thuaj nëse të duhet?
Luizi; unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë.
Arbana: Ti sapo the që nuk je i sëmurë?
Luizi: Unë nuk dua të dukem si viktimë!
Arbana: Ti bën kët rrëfim në tv kombëtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.
Luizi: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.
Arbana: po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!
Luizi: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!
Arbana: Këtë e ke rrëfyer ti!
Luizi është nisur drejt qendrës spitalore Nënë Tereza për të bërë të gjitha testet e nevojshme, ndërsa kamerat e Top Channel e shoqërojnë hap pas hapi. Arbana e theksoi se testet e tij, edhe ato të bëra një ditë më parë, i kanë dalë pa probleme.
Banorët janë ndarë në dy kampe pasi Luizi tregoi se rrëfimi për sëmundjen nuk është për të, por për një shok.
Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët bënë një hap pas.
Efi: Nuk më pëlqen që po i sulën, as nuk e dinë ça ka dhe ça po ndjen, se e bën për gënjeshtar direkt!
Olta: Unë e di që Arbana nuk po gënjen, se atij i janë bërë analizat dhe i kanë dalë në rregull.
Luizi: Unë nuk e bej për vëmendje këtë, se unë nuk jam një banor, që s’kam pasur vëmendje, nuk po ja bëjë vetes. S’mund ta zhys veten kështu!
Arbana-Luizit: Për qetësinë tënde, të banorëve, të familjarëve, Big Brother të jep mundësinë tani të shkosh në spital, të bësh çfarë ke nevojë dhe të kthehesh dhe të sqarohesh! Ja ke borxh vetes, banorëve dhe publikut!






