Ballina Sociale Arsimtarët ende pa paga! Denoncimi i mësueses shkodrane

Arsimtarët ende pa paga! Denoncimi i mësueses shkodrane

Pagat e arsimtarëve akoma nuk kanë dalë (se shpërblimet e premtuara do të mbesin vetëm të tilla mesa duket), ndërkohë shtëpitë e shefave të kabineteve jane të mbushura me mijëra euro, imagjino ato të zv.ministrave, ministrave, zv.kryeministrave për mos me shku atje nalt krejt, tek kryeministri se jam e bindur se shifra e lekëve të tij është e pa lexueshme dhe e pa numërueshme.

Kjo qeveri s’ka respekt më për njeriun, për intelektualin, për njeriun e punës së ndershme. Kjo qeveri shkel me këmbë çdokënd që jeton ndershmërisht dhe I ‘rrah krahët’ bosëve, atyre që blejnë gjithçka me lek, deri edhe pushtetin. Po të varfrin? Atë e hedh siç hidhen mbeturinat në kosh, se ata janë të panevojshëm në përditshmëri, ndërsa në kohë fushatash I ‘blen’ me nga një thërrime bukë!

Qeveria ‘noton’ në euro ndërsa arsimtarët numërojnë ditët e presin mesazhet e bankave për t’i njoftuar se ‘pagat u kaluan në llogaritë e tyre’!

Kjo është e turpshme, mënyrë mazokiste e të të trajtuarit të atyre që në një shoqëri normale konsiderohen ‘ajka’ e një vëndi, mësuesit janë ABC-ja dhe 1, 2, 3-shi I çdo njeriu!

Ju qofshi o arsimtarë që nuk flisni, nuk ankoheni, që zërin e keni vetëm pë të pëshpëritur me njëri tjetrin mbi padrejtësitë e shumta që po ju bëhen. Ju hoqën shpërblimet, ju shtuan shkresat e ‘rrupullinat’ boshe, ju zeruan në sytë e nxënësve dhe prindërve duke ju hequr çdo të drejtë e dinjitet. Sot luajnë me pagat tuaja, I nxjerrin kur t’u teket sepse jua kanë matur pulsin dhe reagimin. Po si more nuk mbroni veten? Si nuk mbroni punën tuaj? Si nuk mbroni të drejtën tuaj? Ju qofshi…

Shqipëria është e varfër për pagat e punonjësve por është e pasur për qeveritarët, oligarkët dhe bosët e mafias!

P.S Ndërkohë 14 maji po afron…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks