Gjykata e Shkallës së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Orjana Gremin 32 vjeçaren që ka vrarë foshnjen e saj.
Në seancën gjyqësore 32 vjeçarja nuk ka folur. Ndërsa avokati i saj ka kërkuar ndryshimin e vepres penale nga vrasje në rrethana të tjera cilësuese në vrasjen e të miturve.
Kjo është refuzuar nga gjykatësi i cili ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorisë dhe cilësimin e veprës penale. 32 vjeçarja do ti nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.
Ajo do të niset drejt Tiranës ku do të qëndrojë në burgun e grave.
Fillimisht 32 vjeçarja Orjana Gremin banuese në fshatin Golem u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, më pas në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Trupi i pajetë i bebes u gjet mëngjesin e së shtunës në vendin e quajtur Postribë, ndërsa nëna 32-vjeçare u shoqërua e më pas u arrestua.
Paraprakisht mendohet se 32 vjeçarja e ka hedhur foshnjën në lumë me datën 5 janar një ditë pasi kishte lënë spitalin e Shkodrës ku dhe kishte lindur.
Mësohet se kanë qenë 2 misionarët e kishës katolike që kanë njoftuar policinë pasi e kanë gruan pa foshnjen.






