Ballina Kronike Grabitën pronarët e tyre: Nënës pastruese dhe djalit i gjenden edhe mbi...

Grabitën pronarët e tyre: Nënës pastruese dhe djalit i gjenden edhe mbi 400 mijë euro e flori në shtëpi

Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni e koduar “Inside” ku janë gjetur dhe sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Paratë dhe sendet me vlerë janë gjetur në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit Rozeta Dobi dhe Havier Dobi, nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve Rozeta Dobi dhe Havier Dobi (nënë e bir).” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks