Ballina Sociale Serbo-malazezët festojnë në Shkodër, kremtohen Krishtlindjet Ortodokse në fshatin Vrakë

Serbo-malazezët festojnë në Shkodër, kremtohen Krishtlindjet Ortodokse në fshatin Vrakë

Ashtu si çdo vit, edhe këtë 7 Janar kisha e Shën Trinisë në fshatin Vrakë hapi dyert për të pritur besimtarët ortodoksë të minoritetit malazez që jeton në këtë zonë.

Eshtë festa më e rëndësishme për to, Krishtlindja.

Ivan Popaj: Sot është dita e Krishtlindjes në kishën e Vrakës dhe për komunitetin serbo-malazez që jetojnë në Shkodër dhe Vrakë.

Ndonëse kanë mbetur pak besimtarë, ato nuk i kanë harruar traditat.

Kleriku Popaj tregon se ata janë mikpritur nga komuniteti i zonës dhe nuk kanë patur shqetësime.

Ivan Popaj: Jemi të lirë në aktivitetin tonë, jetojmë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jemi në juridiksionin e kishës Autoqefale në Tiranë.

Vraka ka pasur një komunitet të konsiderueshëm të origjinës serbo-malazeze, por në vitin 1991 e në vazhdim pjesa më e madhe e tyre shkuan të banonin në Malin e Zi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks