Një efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës është arrestuar nga policia pasi u kap me lëndë narkotike në automjetin e tij.
Ora News mëson se Renato Feri, u pikas nga forcat “Shqiponja” duke ecur me shpejtësi tek “Pallati me Shigjeta” në Tiranë.
Forcat Shqiponja i kanë bërë me shenjë mjetit me xhama të zi të ndalonte.
Pas disa metrash Feri ka ndaluar, dhe i veshur civil ka nisur të shajë dhe ofendojë kolegët.
Gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe kanabis në makinë informon Ora News
Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Djemtë e policëve
Ky është rasti i dytë në fillim të këtij janari djali i një punonjësi policie kapet në shkelje të ligjit. Më 1 janar 2023 u arrestua Alban Velo, djali i Dilaver Velos, inspektor me detyrë në trup shërbim në seksionin e patrullës në komisariatin nr 4 në Tiranë, pasi akuzohet si i përfshirë në vrajsen e Edmond Papës më 16 dhjetor 2022. Policia njoftoi dje për arrestimin e tij ndërsa informoi se është pezulluar babai polic si dhe kanë nisur hetimet.