Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një e mitur është përdhunuar disa muaj më parë në një motel në Ferizaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit të shkuar por e mitura e ka denoncuar rastin në polici vetëm së fundmi.

Sinjali raporton se i dyshuar e kishte dërguar vajzën në motel dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të. Bazuar në dëshminë e të miturës, i dyshuari e kishte dërguar atje me dhunë dhe e kërcënonte se do ta vrasë në rast se nuk kryen marrëdhënie me të.

Burimet për gazetën Sinjali kanë bërë me dije se i dyshuari e ka regjistruar aktin dhe më pas i ka ndarë pamjet në TikTok. Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë vënë në lëvizje që ta arrestojnë të dyshuarin, mirëpo sipas familjarëve të tij, ai ndodhet jashtë shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu