Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti që degradoi në përdorimin e armës në lokalin “Kobra City” ku u vra 31 vjeçari Visart Cengu dhe u plagos Rufgen Shehu.
Ora News ka siguruar foton e viktimës, Visart Cengu.
Gazetari i Ora News Isa Myzyraj raportoi se konflikti ka nisur fillimisht si konflikt fizik dhe në momentin që viktima me dy shokët e tij shkuan drejt makinës për tu larguar nga vendi, Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra” ka nxjerrë armën duke qëlluar drejt tyre.
Cengu humbi jetën rrugës për në spital ndërsa Shehu që mori disa plagë ndodhet në spitalin e Kukësit.
Arben Basha që ka qenë në rolin e shoferit të makinës nuk ka marrë plagë, ndërsa e paqartë mbetet aryeja se pse ai i ka çuar të plagosurit në spitalin e Kukësit dhe jo në atë të Prizrenit.