Ballina Kronike Djali i policit i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, nisin hetimet...

Djali i policit i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, nisin hetimet për të atin, përjashtohet nga policia

Alban Velo i arrestuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, është djali I një polici.

Zyrtarisht policia e shtetit e konfirmoi duke saktësuar se ka bërë dhe pezullimin nga detyra të inspektorit me detyrë në trup shërbim në seksionin e patrullës në komisariatin nr 4 në Tiranë.

“Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V.,  është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka  bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.”

Gjithashtu  Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra” thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks