Ballina Aktualitet Shërbimi zjarrfikës me plan masash për natën e ndërrimit të viteve

Shërbimi zjarrfikës me plan masash për natën e ndërrimit të viteve

Drejtoria e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në Shkodër ka marrë masat për gatishmërinë në natën e ndërrimit të viteve. Shefi I ndërhyrjes në ktë institucion, Bashkim Ramaj tregon se një mjet zjarrëfikës do të jetë I pozicionuar në qendër të qytetit në momentin e ndërrimit të viteve ndërkohë që grupet e efektivëve do të jenë në gatishmëri gjithë kohës.

Shefi I ndërhyrjes kërkon që qytetarët të mos përdorin fishekzjarre apo lëndë të tjera plasëse.

Nata e ndërrimit të viteve lë në gatishmëri institucionet si drejtorinë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, policinë dhe bluzat e bardha të cilët ofrojnë të parët ndihmën për çdo incident të mundshëm në mesnatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks