Shkodra e përmbylli vitin 2022 me koncertin tradicional që prej 14 vitesh vjen në teatrin “Migjeni” si kartolinë fundviti.

Ishin tingujt e orkestrës simfonike të Teatrit Kombtar të Operas dhe baletit që e bënë këtë natë edhe më magjike. Ndërsa në skenë u rikthye pas 33 vitesh në qytetrin e saj të lindjes dirigjentia dhe pjanistja e njohur Elda Laro. 

“E kam ndjerë veten në shtëpinë time”, tha ajo.

Pjesë e koncertit ishin edhe disa prej zërave më të mirë si solistët Ana Bushgjokaj. Por për artistët nuk ka shtëpi më të mirë sesa tempulli i artit dhe kulturës teatri “Migjeni”.

Shkodra bëhet gati ta presë vitin 2023 me të tjera surpriza për publikun pasi qytetit pritet ti rikthehet pas plotë 32 vitesh orchestra simfonike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu