Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe 2 vartësit e tij të arrestuar në mujin qershor me akuzën e “Shpërdorimit të Detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtarëve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu