Nga 1 shkurti do të hyjë në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore.
Këshilli i Lartë Gjyqsorë u mblodh të enjten për të përcaktuar edhe oganikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.
Në përfundim të mbledhjes KLGJ vendosi të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqëndruar të gjithë në kryeqytet.
Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.
Megjithatë, një nga arsyet e ndryshimit të hartës gjyqësore ishte fakti se vakancat në Apel nuk plotësoheshin, por as ky vendim i KLGJ duket se nuk e zgjidh këtë problem.
Pasi numri i togave të zeza në detyrë në gjykatat e Apelit është shumë më i vogël, se 78.
Aktualisht Gjykata e Apelit në Tiranë ka vetëm 12 gjyqtarë, nga 31 që duhet të kishte.
Vetëm në këtë institucion janë në pritje të shqyrtimit rreth 20 mijë dosje.
Por më shkrirjen e gjykatave të tjera të Apelit në rrethe, kolapsi pritet të rritet akoma dhe më shumë. Harta e re gjyqësore do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative.
KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat Administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjes dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.
Kundër saj dolën Shoqatat e Avokatëve në rrethe, të cilët për disa javë bojkotuan seancat gjyqësore.