Krishtlindja në fshatin e Hajmelit në Vaun e Dejës, po festohet çdo vit e më bukur.
“Betlehemi i gjallë”, edhe sivjet na ktheu pas në kohë në momentin kur lindi Krishti.
Janë rreth 250 aktorë, të gjithë banorë të fshatit të angazhuar vullnetarisht për këtë. Më i vogli është 3 muajsh në rolin e Krishtit të sapolindur.
Sipas regjisorit, birit të kësaj famullie, z. Markerid Hilaj, ai tregon se e gjithë kjo është për t’u treguar njerëzve se jo gjithçka është luksi. Ta shohin me sytë e tyre se si sfumohet nga pallatet e mermerta drejt thjeshtësisë. Ndërsa për pader Reoland Marku, ky organizim është mjaft domethënës ku së bashku ne shohim se Zoti me Lindjen e Krishtit, na përfshin edhe ne me natyrën e tij Hyjnore. Ka qenë e mrekullueshme edhe Krishti fëmijë, ku fëmija tre muajsh ka luajtur këtë rol të mahnitshëm.
I gjithë ky organizim sjellë një mesazh paqeje dhe dashurie që na vlen të gjithëve, ku në plan të parë është jeta, dhurata e Zotit bërë ndër ne dhe familja e shenjtë, bërthama e njerëzimit.
Kjo traditë është kthyer në një atraksion turistik. Në natën e parë ishin mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe miq të huaj.
Boshatisja e fshatrave e sidomos largimi i të rinjve i ka nxjerrë jo pak vështirësi “Betlehemit të Gjallë”. Betlehemi i gjallë pritet të vizitohet nga mijëra njerëz të cilët kanë mundësinë ta vizitojnë jo vetëm me 26 dhjetor por edhe me 1 janar 2023.