Ballina Aktualitet Drejtorët po rrihen nëpër rrugët e Lezhës. Kreu i Postës, Pjerin Çuku,...

Drejtorët po rrihen nëpër rrugët e Lezhës. Kreu i Postës, Pjerin Çuku, dyshohet se u dhunua për arsye personale, jo për detyrën

“Nuk kam konflikte, por mendoj se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës dhe që lidhen me politikën”.

Kjo është dëshmia e dhënë në polici nga Drejtori i Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku, i cili u dhunua pasditen e së hënës nga persona ende të paidentifikuar.

Por pas veprimeve hetimore të kryera dhe dëshmive të mbledhura, policia nuk e përjashton mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për çështje personale, që nuk kanë lidhje me funksionin.

Ndërkohë agresoret kanë qenë dy të rinj, të cilët e kanë goditur disa herë me grushta, 42-vjeçarin Pjerin Çuku e më pas janë larguar me vrap.

Policia nuk ka arritur ende të bëjë identifikimin e tyre, ndërsa janë sekuestruar dhe po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në zone, të cilat mendohen të kenë filmuar dy dhunuesit e mund të ndihmojnë grupin hetimor në zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori i Filialit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku u sulmua fizikisht pasditen e së hënës në afërsi të pallatit ku banonte në lagjen “Gurra”.

Nga goditjet 42-vjeçari, pësoi fraktura në kokë dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ky është rasti i dytë në harkun kohor të më pak se 1 muaj, i dhunimit të drejtuesve të institucioneve në Lezhë. Në 30 nëntor u sulmua dhe u godit me sende të forta, Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndreca, teksa po lëvizte në rrugën Lezhë-Shënkoll, ndërsa 3 javë pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria arritën të identifikojnë dhe vënë në pranga 2 prej autoreve të dyshuar të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks