Për festën e krishtlindjeve nuk kanë munguar urimet nga krerët e qeverisë e nga politikanët.
Kreu i republikës së Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në Facebook theksoi rëndësinë që bashkëjetesa fetare ka sjellë në vendin tonë, si një cilësi e shqiptarëve që sipas tij, ka sjellë bashkimin prej vitesh.
Në urimin e bërë prej kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla nuk munguan as thirrjet për durim dhe solidaritet.
Tteksa Kryeministri Edi Rama zgjodhi të postonte një video me foshnjat e sapo lindura në natën e krishtlindjeve për të uruar besimtarët e krishterë.
Urimet nuk munguan as nga kreu i partisë demokratike Sali Berisha, i cili u shpreh se në këtë ditë të shenjtë lind shpresa dhe besimi.
Edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur rrjetet sociale për të uruar këtë ditë të shenjtë.






