Qarku i Shkodrës edhe këtë të hënë vijon të jetë nën pushtetin e ujit, por vihet re tërheqja e lartë e tij.
Konkretisht, në njoftimin e saj, Bashkia e Shkodrës bën me dije aktualisht sipërfaqja totale e përmbytur është 950 hektarë, ku ka një rënie të ujit prej 400 hektarësh nga një ditë më parë, ndërsa në 8 banesa ka prezencë uji në oborre dhe stalla.
Ndërkaq, Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërsa në njësinë administrative Dajç rruga Darragjat-Shirq është e kalueshme, ndërsa në rrugën e Obotit nuk kalohet me automjet të vogla, pasi ka kalueshmëri vetëm nga mjetet e larta ushtarake.
NJOFTIMI I BASHKISË SË SHKODRËS
Situata në Bashkinë Shkodër nga raportimet e datës 24.12.2022 është si më poshtë:
1.Kuota Drin 6.00 m nga 7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.40 nga 8.70 m kuota max
Bashkia Shkodër, tokë e përmbytur 950 Ha total, ka rënie prej 400 Ha me orën 08.00 të ditës së djeshme. Banesa me prezencë uji në oborre e stalla në total 8.
Nj. A. Ana Malit ka përmbytje në një sip prej 800 Ha. Në rrugën e Obotit nuk kalohet (niveli 40 cm, ka rënie me 10 cm nga dita e premte) kalueshmëria vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake (2 mjete të kalueshmërisë së lartë, 8 efektivë të FA)
Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.
Nj. A. Dajç, rruga Darragjat-Shirq është e kalueshme, nuk ka prezencë uji, në vendin e quajtur Urrelat sipërfaqja e tokës së përmbytur është 150 Ha
Dje (të premten) janë shpërndarë 360 bidona me ujë të pijshëm në fshatin Oblikë, nga Bashkia Shkodër.
Strukturat e EC të Bashkisë Shkodër janë prezente në terren.





