Besimtarët mysliman të Shkodrës kryen faljen e fundit këtë të premte në xhaminë e Plumbit. Ajo do ti nënshtrohet rikonstruksionit dhe parashikohet që për 10 muaj të qëndroj e mbyllur për besimtarët. Drejtoria rajonale e trashigimisë kulturore ka dhënë lajmin për nisjen e punimeve. 

Statusi i DRTK: 

Me faljen e xhumasë së fundit nga Xhamia e Plumbit në Shkodër, nisi punën kantieri më i ri i ndërtimit në trashëgiminë kulturore, #XhamiaPlumbit ndërsa finalizuam detajet e fundit teknike të fillimit të punimeve restauruese.

Projekti, konsiston në rijetëzimin e monumentit të kulturës nëpërmjet rikualifikimit të zonës, rivitalizimin e Xhamisë së Plumbit dhe kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve por edhe Shkodrës një tjetër destinacion atraktiv turistik.

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Shkodër vjen si Investim falë protokollit të bashkëpunimit ndërmjet “Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë”dhe “Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu