Vasil Bollano, ish kryetari i bashkisë së Himarës është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje një 17 vjeçar në aksin rrugor Orikum – Llogara. Aksidenti u shënua pasditen e 21 dhjetorit 2022. Adoleshenti nga Dukati po lëvizte në këmbë kur është përplasur nga mjeti që drejtohej nga Vasil Bollano. Ai po shkonte te gjyshja pasi donte të rrinte me atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm. Ka qenë ora 17:00 e pasdites së të mërkurës kur djali ka qenë duke kaluar rrugën pranë fshatit kur është goditur nga makina. Fillimisht 17 vjeçari u shoqërua në spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të rënda, u soll në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe sot u mësua se ndërroi jetë. Ndaj Bollanos, i cili ka mbajtur dhe postin e kreut të Omonias më përpara është firmosur arrestimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.






