Policia e Shkodrës ka vënë në pranga disa persona, të dyshuar se lëviznin të armatosur dhe me maska në Grudë të Re. Lajmi është konfirmuar nga burime të policisë që tregohen të rezervuara në detaje. Ata do të pyeten lidhur me ngjarjen e ndodhur prej nje jave në Grudë të Re ku persona që lëvizin të armatosur, me maska, nuk lejojnë njerezit të lëvizin pas orës 20.00 dhe ndaloj ë makinat që qarkullojnë atje.
Forcate policisë prej një jave ndodhen në zonë, me synim identifikimin e këtij grupi. Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar të policisë së Shkodrës.






