Ballina Kronike Zbulohet një laborator në Tiranë, falsifikoheshin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie! 3...

Zbulohet një laborator në Tiranë, falsifikoheshin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie! 3 persona në pranga

3 persona janë arrestuar në Tiranë pasi është zbuluar një laborator, në të cilin falsifikonin dokumente të ndryshme si: diploma, kartela pasurie e certifikata pronësie.

Njoftim i plot i Policisë:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Falsifikimi”. Falsifikonin dokumente të ndryshme, kundrejt përfitimit monetar, vihen në pranga 3 shtetas.  Sekuestrohen skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas një pune hetimore dymujore të ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, bazuar dhe në inteligjencën informative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Falsifikimi”.  Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve”, i shtetasve: – G. Xh., 64 vjeç, A. B., 59 vjeç dhe Sh. B., 59 vjeç, të tre banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimeve monetare, falsifikonin diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në përdorim nga këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, skanera, usb, njësi kompjuterike, printera, karta identiteti, diploma, kartela pasurie, certifikata pronësie dhe dokumente të tjera të ndryshme, të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks