Një i ri ka aksidentuar me automjetin e tij 55-vjeçarin Pëllumb Stafuka, i cili lëvizte me biçikletë në aksin Krujë-Vorë. Si pasojë e përplasjes, ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit të rëndë. Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari Artur Karaj ka qenë pa leje drejtimi. Ai ka pësuar disa dëmtime dhe është dërguar në spital, ndërsa pritet arrestimi i tij.
Njoftimi i policise
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi P. S. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.






