Fotografi shkodran Jetmir Troshani hapi në mjediset e teatrit “Migjeni” ekspozitën interesante të quajtur “Wild Expo”. Në këtë ekspozitë vijnë kafshë të egra nga vende të ndryshme të fotografuara në habitatet e tyre. Kjo ekspozitë shprehet Troshani ka shumë mesazhe.
Troshani tregon edhe për shpendët e veçanta në liqenin e Shkodrës që mund të kthehen në një simbolpër qytetin. Lidhja me natyrën e fotografëve të kafshëve të egra na bën që të njohin më mirë vetveten shprehet Troshani.
Ekspozita “Wild Expo” do të udhëtojë në disa shtete të ndryshme por vendi i parë mikëpritës u zgjodh Shqipëria duke nisur nga qyteti i Shkodrës.






