Ballina Aktualitet Zyrtare/ HEC-et po shkarkojnë 1500 m3/sekond. Përkeqësohet situata në Shkodër

Zyrtare/ HEC-et po shkarkojnë 1500 m3/sekond. Përkeqësohet situata në Shkodër

Përkeqësohet i situata e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës ditën e sotme.

Burime për Newspower.al bëjnë me dije se nga HEC-et po shkarkohen rreth 1500 metër kub ujë për sekondë.

Nga ana tjetër, prurjet në kaskadë kanë qenë 1600 metër kub për sekondë, ndërsa niveli i Fierzës është 288.97 metra, i Komanit 171.43 metra dhe Vau i Dejës 74.10 metra.

Situata ne Bashkine Shkoder nga raportimet e deri tanishme ora 15.00 eshte si me poshte:
1.Kuota Drin 6.95 m (5 cm me pak nga ora 12.00)7.50 m kuota max
2.Kuota Liqen 8.78 (e rritur me 6 cm me oren 12.00) 8.70 m kuota max
Bashkia Shkoder toke e permbytur 2770 Ha e rritur me 160 Ha me oren 12.00
Banesa me prezence uji oborre e stalla ne total 155 banesa nga 125 qe ishin ne oren 12.00, nga te cilat 2 me presence uji Brenda ne banese ne fshatin Obot.
NjA Ana Malit ka permbytur ne nje sip prej 1350 Ha
Ne rrugen e Obotit nuk kalohet (niveli 1.5m) kalueshmeria vetem me mjetet e kalueshmerise se larte ushtarake ( 2 te mjete te kalueshmerise se larte , 1 varke e 11 efektiv te FA)
Ujsjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 momentalisht jane jashte funksionit.
Ne fshatin Obot ka rreth 100 banesa me prezence te larte uji ne oborre
Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme ne vendin e quajtur Urrelat arrin ne lartesine 1.5 m, sip toke e perbytur 700 Ha, banese me prezence uji 20.
Berdice 450 Ha, Rrethina e Livade 20 Ha e 5 banesa,Velipoje 250 Ha
Ka gerryerje te Lumit Kir ne afersi te fshatit Hot i Ri

Kerkohen 4 mjete + 3 varka te shoqeruara me forca ushtarake, nga te cilat 2 mjete+2 varka ne Njesine Administrative Ana e Malit,Ura e Sagjices.
1 mjet+1 varke tek Njesia Administrative Dajç
1 mjet ne Bahçallek.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks