Ambasadorja e SHBA-së përdori thënien e Skënderbeut për të përcjellë mesazhin se gratë duhet të jenë të bashkuara. “Bashkimi bën fuqinë”.
“Është një nga thëniet e mia të preferuara që mbledh njerëzit së bashku. Vendi i gruas është ku ajo dëshiron të jetë. Kudo që ju të doni të jeni. Nuk është në një shtëpi, nuk është në një kompani, as aty e as atje nëse ju nuk doni të jeni atje. Vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Madje nuk i përket askujt madje as grave të tjera, sduhet të thonë se ku duhet të jeni ju” tha ambasadorja Yuri Kim në fjalën e saj në prezantimin e projektit “Fuqizimi ekonomik i grave”
Ambasadorja vuri theksnin tek ndihma e bashkëpunimi dhe jo ndarja, madje as dallimet partiake.
“Gratë e ndihmojnë njëra tjetrën. Arsyeja pse kam bërë kaq sa kam bërë jo vetëm sepse kam punuar fort e kam qenë me fat por për shkak se kam psaur ndihmë. Jam ndihmuar nga njerëzit duke nisur nga nëna ime.
Nuk ishin thjesht gratë por dhe burrat. Dhe kjo është e rëndësishme. Ndarja ndjell dobësi. Kjo përpjekje për të krijur dallime, identifikuar rritur e zmadhuar për ti bërë diçka të rëndësishme, burrat gratë, veri jug gegë toskë, të gjitha këto dallimet e vogla, kjo partia jo parti nuk është për përfitimin tuaj, sepses jell ndarje. Forca juaj, forca jonë si gra qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Përçarjen e përdor armiku. Uniteti, bashkimi. Jam krenare që SHBA mbështet një përpjekje të tillë për të vendosur çfarë jeni, ku doni të shkoni. Ju vendosni se ku do të shkoni ose jeni“






