Ballina Kronike “Asgjë nuk harrohet”: Identifikohet pas 5 vitesh kufoma e djegur në Dajt,...

“Asgjë nuk harrohet”: Identifikohet pas 5 vitesh kufoma e djegur në Dajt, u vra për një borxh

Asgjë nuk harrohet. Policia identifikon kufomën që u gjet e dhunuar dhe gjysmë e djegur në Kodër Shupal të Malit të Dajtit më 16 maj 2017.

Kufoma i përket shtetasit Menduh Shaban Kurt-Deda, lindur më 03 shtator 1956, në fshatin Sohodoll, Dibër dhe në kohën e ngjarjes, banues në Lukovë, Sarandë.

Pesë vite më pas policia thotë se ka arrestuar autorët një burrë, një grua dhe djali i gruas është shpallur në kërkim.

Vetë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë doli në një deklaratë për median për të dhënë detaje mbi zbardhjen e krimit të ndodhur 5 vite më parë, identifikimin e autorëve dhe arrestimin e dy prej tyre

G. N, 39 vjeç dhe M. K., 56 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi B. K, 34 vjeç, banues në Tiranë, djali i shtetases së arrestuar M. K. (aktualisht jashtë shtetit)

Të tre këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë kontaktuar në zonën e Xhamllikut, shtetasin Menduh Kurt–Deda, i cili fshihej prej kohësh, si pasojë e një borxhi të pashlyer, e kanë marrë me forcë atë, në automjet, dhe kanë shkuar në zonën e Alliasit, ku kanë ushtruar dhunë ndaj tij. 

Më pas, shtetasit B. K. dhe G. N., e kanë transportuar shtetasin Menduh Kurt–Deda, në një zonë pyjore, në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, ku pasi e kanë dhunuar dhe lidhur 61-vjeçarin, e kanë djegur atë me “
 deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika sot në një konferencë për median.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks