Bordin nuk e mban gjatë, rrit benzinën me 3 lekë dhe naftën me 6 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për datën 14 Dhjetor 2022 me të cilat do të shitet benzina, nafta dhe gazi në vendin tonë.   

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër, nga 196 lekë/litri që ishte me pakicë dhe me shumicë 184 lekë/litër, në datën 9 dhjetor 2022. 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër nga 175 lekë/litri me pakicë dhe me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër në datën 9 dhjetor 2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet, nga 69 lekë/litri me pakicë dhe me shumicë 57 lekë/litër në datën 9 dhjetor 2022.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 109 lekë/litër, nga 102 lekë/litër që ishte para 5 ditësh. 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 14 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks