Ballina Aktualitet KQZ: Vota e 14 majit 2023 nuk cënohet nga sulmet kibernetike

KQZ: Vota e 14 majit 2023 nuk cënohet nga sulmet kibernetike

Vota e 14 majit 2023 për kryebashkiakët e rinj, është e mbrojtur përballë sulmeve të mundshme, kibernetike.

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi garanton zgjedhesit se sistemi që përdoret për procesin e votimit është i mbyllur, ç’ka nuk rrezikon ndërhyrjen nga hakerat.

Ilirjan Celibashi: “Deri më sot nuk kemi patur asnjë lloj problemi, por kjo më shumë lidhet me faktin që të dy sistemet, janë sisteme të mbyllura nuk janë sisteme të lidhura në rrjete. Ofron garancinë maksimale, në kuptim të pamundësisë për të qenë të sulmuar nga faktorë të tretë”

Edhe të dhënat personale të listave të zgjedhësve, janë gjithashtu te paprekshme sipas Celibashit.

Ilirjan Celibashi: “Procesi zgjedhor ose ata komponentë të këtij procesi, të cilët implikojnë përdorim teknologjisë së informacionit, të ofrojnë gjithë garancitë në lidhje me paprekshmërinë dhe mosndërhyrjen në këto sisteme”

Edhe pse Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka siguruar se nuk do të kenë probleme me sulmet kibernetike, qeveria nuk e ka miratuar kërkesën për votimin dixhital në 6 bashki, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier dhe Vorën , me argumentin e sulmit të hakerave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks