Në policinë e shtetit, janë bërë një sërë ndryshimesh dhe lëvizjesh. Në krye të Policisë së Shkodrës është emëruar Ervin Hodaj.
Ai ka drejtuar më herët drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe Drejtorinë e Policisë së Fierit. Hodaj vjen nga një karrierë të gjatë në Drejtorinë e Përgjithshme në sektorin Kundër Drogës. Tashmë ai do të jetë në krye të uniformave blu në Shkodër, në një qytet, ku viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur me ngjarje të rënda kriminale.






