Ballina Aktualitet 13 Dhjetori 1990, në arkivat e gazetave lokale

13 Dhjetori 1990, në arkivat e gazetave lokale

Rrëzimi I bustit të diktatorit Enver Hoxha në shkodër u përcoll si një ngjarje e pashembullt në mediat lokale të asaj kohe. Pjerin Mirdita, drejtor I muzeut “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër tregoi disa nga artikujt e publikuar në gazetën “Jeta e Re”.
Reagim pas demonstratës ishte edhe mbyllja e muzeut ateist në Shkodër, unik në të gjithë botën.

Këto artikuj të cilët pasqyruan një anë të 13 dhjetorit janë të ruajtura në muzeun “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, ndërkohë që janë përdorur edhe për raste të tjera studimi.

Më 13 dhjetor 1990 në Shkodër u zhvillua një demonstratë kundër regjimit komunist.
Ndër të tjera, në këtë demonstratë u tentua të rrëzohej busti i diktatorit,i cili ndodhej në qendër të qytetit. Kjo ishte përpjekja e parë në Shqipëri për të hequr bustin e Enver Hoxhës nga piedestalet e qyteteve tona.

Për ngjarjen e 13 dhjetorit u ndaluan 78 persona, prej të cilëve 42 u arrestuan. Deri në datën 24.12.1990 u dërguan në gjyq 50 persona. Parullat e hedhura në këtë demonstratë ishin: “Liri, demokraci”, e më pas me parullat “Enver Hitler”, “Poshtë Enver Hoxha”, “Poshtë dhuna”,”Rroftë Amerika”, “Poshtë Policia”, “Ushtria është me ne!, “Ky pushtet mori fund”, etj.

Më poshtë janë disa artikuj të shkëputur nga shtypi i kohës. Në to shihet qartë mënyra se si propaganda e kohës e trajtonte këtë ngjarje të rëndësishme të historisë së qytetit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks