Ballina Aktualitet Shkodra kujton 32 vjetorin e ditës kur “u vra” frika

Shkodra kujton 32 vjetorin e ditës kur “u vra” frika

Roland Prela dhe Paulin Noshi, janë dy prej të rinjve pjesëmarrës në demostratën antikomuniste të 13 dhjetorit 1990 në Shkodër, ditë kur u rrëzua busti i diktatorit Enver Hoxha.

32 vite më pas, protagonistët thonë se se Shqipëria ende kërcënohet nga ata që I cilësojnë pinjollët e regjimit komunist.

Roland Prela: “Edhe sot e kësaj dite hijet e atij regjimi po sorollaten qytetit tonë. Pinjollët e atyre familjeve që me thundër shkelen familjen shkodrane po tentojnë të hyjnë fshehurazi duke bërë politikë të pistë dhe kërkuar votën”

Largimi I të rinjve për shkak të mungesës së shpresës thonë se është persekutimi i ri që po u bëhet shqiptarëve.

Paulin Noshi: Kanë marrë rrugët dhe kemi vite pa i parë”

Demonstrata e 13 Dhjetorit në Shkodër cilësohet si dita kur u mposht frika.

Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës ruhen materiale me vlerë për studime.

Ervin Gjini, kryetar i shoqatës “13 Dhjetori”: “Janë dëshmi autentike dhe mjet studimi”

78 persona u shoqëruan, prej të cilëve 42 u arrestuan pas demonstatës.

Deri në datën 24 dhjetor 1990 u dërguan në gjyq 50 pjesëmarrës.

Ky përvjetor nisi me një minutë heshtje në nderim të një prej themeluesve të shoqatës 13 dhjetori Luigj Curri, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks