Ballina Aktualitet Yuri Kim: E di që do të kishit dashur të heshtnim. Nuk...

Yuri Kim: E di që do të kishit dashur të heshtnim. Nuk është koha për të thënë mjaft!


Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shpërndau mesazhe të forta duke kërkuar më shumë punë nga gjyqtarët për të vënë drejtësinë në vend. “Jo hakmarrje por  drejtësi” tha Yuri Kim në fjalën e saj gjatë ceremonisë së konsolidimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me një gjyqësor ku e drejta i shkon atij që i takon e drejta dhe jo atij  ka dhe më shumë investime amerikane dhe  për  këtë duhet punuar më shumë

Yuri Kim:“Investimet amerikane në Shqipëri nuk kanë qenë kurrë më të lartë. Mund të ketë më shumë, duhet të ketë më shumë por duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët duhet ta dijnë që kur të vijnë dhe shkojnë në gjykatë për të zgjidhur një mospajtim, gjykatësi do të vendosë një gjykim që ka pajtim që është në përputhje me ligjin dhe jo në përputhje me atë që ka paguar më shumë, apo kush ka bërë kërcënimin më frikësues”. E vetëdijshme që shpesh presioni është ‘I pakëndshëm” ambasadorja tha se SHBA është e vendosur për të shkuar më tej dhe nuk heq dorë, pasi nuk është koha për tu shplodhur.

Yuri Kim:“E di që ndonjëherë nuk ju pëlqen. E di që është e pakëndshme ndonjëherë. Do të kishit dashur që të kishim qenë të heshtur. Ne jemi miqtë tuaj. Duam që të jeni partnerët tanë të aftë, të fuqishëm, të pasur. Që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë pavarësisht sfidës së të qenit vend i vogël. Ata zgjodhën një shteg të vështirë, ecën në atë rrugë, patën një mik të mirë, disa miq të mirë. Por ia dolën mbanë. Ky është çelësi. Ky është momenti. Ne kemi bërë progres së bashku por tani Nuk është koha për tu shplodhur dhe për të thënë mjaft. Kjo mjafton. Jo është koha për të thënë ne do të shtyjmë përpara, sepse e ardhmja jonë, brezi i ardhshëm i shqiptarëve, europianëve dhe amerikanëve i kanë sytë tek ju.” Nga gjyqtarët kërkoi vendime të drejta që do e çojnë drejtësinë përpara dhe jo pas.

Yuri Kim:“Le të përveshim mëngët së bashku. Të riangazhohemi. Të ulim më tej çështjet e prapambetura. Të rrisim ritmin. Të vendosen gjyqtarët në pozicionet e tyre. Të sigurohemi që vendimet që merren se për cilin do të jetë drejtuesi I atij institucioni, kush do jetë gjyqtari këtu apo atje, kush kalon vetingun dhe si arrihet në këto, do na çojnë drejt së ardhmes. Nuk do na mbajnë vend numëro apo nuk do na çojnë prapa. Duhet të bëjmë përpara. Është koha për të lëvizur përpara. Të mendojmë se ku duhet të shkojmë në 2023”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks