Kryetari i PD-së Sali Berisha është sot në Postribë për të kujtuar kryengritjen e Postribrës.
Pasi u bënë homazhe para monumentit, Berisha ngriti zërin se Shqipëria sot është në rrezik ashtu si 76 vite më parë.
Fjala e plotë e kreut të PD Sali Berisha:
Të dashur familjarë pasardhës të heronjve të Postribës, banorë të Postribës.
I nderuar z. Kryetar i Bashkisë, të nderuar deputetë, të nderuar të përndjekur politik.
Është një nder i madh për mua, të ju përshëndes sot përzemërsisht, të përulem me nderimin më të thellë mirënjohjen më të pakufishme, para luftëtarëve të lirisë të Postribës dhe të Shkodrës të cilët 76 vjet më parë vendosen ti përgjigjen me rezistencë të armatosur me kryengritje një pushtimi barbar që do të instalojë në Shqipëri në 28 Nëntor të vitit 1944.
Ky pushtim për Shqiptarët ishte i dyfishtë në ato vite. Ishte pushtimi i vendosjes së diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Dhe unë ju rikujtoj shqiptarëve, se vrasësi serial që komandoi hordhitë partizane që vërshuan në Shkodër dhe Veri, Mehmet Shehu do ti shkruante Enver Hoxhes sipas dokumenteve origjinale nga Shkodra se, në kuptimin ushtarak, Shkodrën e vendosën nën pushtim.
Ai këtu thotë një të vërtet të pamohueshme. Por të tillë pushtim e konsideruan qytetarët e Shkodrës, banorë të Postribës, të Malësisë së Madhe të Dukagjinit dhe të veriut në tërësi. Por krahas këtij pushtimi Shkodra, Shqipëria ishin në një pushtim të dytë.
Atë Zef Pëllumbi përshkruan në librin e tij 28 Nëntorin me ndërrimin e simboleve, u hoq sot flamuri Kombëtar aty ku ishte, dhe u vendos flamuri Jugosllav . E vërteta është se në Shkodër historia tregon se u vendosën zyrat e OZNA-s, shërbimit famëkeq Jugosllav i cili grabiste dhe zhdukte nacionalistët e Shkodrës dhe të Veriut, pasi ishin të bindur se ata nuk do të pranonin pushtimin serb, barbar të Shqipërisë.
Në këtë kontekst kryengritja e Postribës, si kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri dhe në Europë ishte për lirinë, ishte një kryengritje për flamur kombëtarë, ishte një kryengritje e atdhetarëve patriotëve të cilët donin një Shqipëri të lirë nga diktatura komuniste dhe padronët e tyre Jugosllavë.
Kanë kaluar 76 vite dhe sot ne nderojmë veprën historike të burrave dhe grave të Postribës.
76 vite më parë shumë prej të cilëve mbi 60 e ca prej tyre u ekzekutuan me gjyqe dhe pa gjyqe, për fajin e vetëm, se po luftonin për liri. Fshatra të tëra u dogjën. Mbi një mijë dhe më shumë banorë u internuan në kampe me të egra, më të zeza të regjimit.
Por sot përsëri pas 76 vitesh, Shqipëria është në një rrezik të madh sepse ajo përjeton vendosjen e monizmit dhe pushteti i një partie është përqendruar në duart e një cubi, që s’ka moral, që s’ka nder, s’ka asgjë, që vjedh plaçkit qytetarët Shqiptarë çdo ditë.
Ky është Edi Rama. Përdor çdo fatkeqësi ndaj tyre për ti shtypur për ti shfrytëzuar për ti vjedhur më shumë. Çfarë bëri me Covidin? Nxori tanket dhe nga ana tjetër vidhte natë e ditë taksat, ndaj edhe vdekshmëria e qytetarëve shkoj në qiell.
Çfarë po bën me këtë krizë? Të njëjtën gjë. Me rritjen e çmimeve fiton qindra milionë, qytetarët i mashtron me thërrime. Sot përsëri Postriba është në rrezik, ndaj edhe ne duke u përulur me nderimin më të madh, para qëndresës heroizmit të Osman dhe Shaban Haxhisë dhe dhjetëra e qindra burrave të tjerë të Postribës, Kastratit dhe qindra qytetarëve shkodranë, luftëtarëve të lirisë në Malësinë e Madhe dhe në Dukagjin, le të zotohemi para këtij monumenti se, idealet e tyre të lirisë do ti mbrojmë dhe se Shqipërinë do ta shpëtojmë nga ky regjim armiqësorë, i egër, hajdut që po shkatërron çdo ditë qenien shqiptare.
Edhe një herë ju përshëndes përzemërsisht dhe ju ftoj të vazhdojmë qëndresën tonë deri në përmbysjen përfundimtare të një armiku të egër të votës, të qenies, të pasurive tona, i cili quhet Edi Rama.
Faleminderit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu