Nuk ia doli të mposhtë sëmundjen e rëndë me të cilën përballej. Eshte ndare nga jeta Luigj Curri nje ndër nismëtarët e lëvizjeve demokratike në Shqipëri. Që në ditët e para ai u përfshi në strukturat e Partisë Demokratike, duke qenë në vite ndër mbështetësit e saj më të vendosur.
Deri para kater vitesh, ai mbante edhe pozicionin e kryetarit të Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetor 1990”, mjaft aktive dhe e mirënjohur në Shkodër por edhe më gjërë, si mbështetëse e prularizmit dhe e zhvillimeve demokratike në vend.
Vit për vit, Curri kujdesej për përkujtimin e ngjarjeve të shënuara, me peshë në zhvillimet demokratike në Shkodër e Shqipëri si “13 Dhjetor 1990”, “14 Janar 1990”, “16 Qershor 1990” etj.
Luigj Curri ishte 72 vjeç dhe një personazh shumë aktiv deri kur u përball me sëmundjen e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht e humbi sot. Newspower.al i shpreh ngushellimet familjes Curri.






