Mbi 400 hektarë tokë bujqësore u përmbytën në njësinë administrative Ana e Malit në bashkinë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Uji ka nisur të shfaqet edhe në rrugën e Obotit, ndonëse kalimi në të vijon të kryhet me mjete të ulëta, banorët janë lajmëruar të tregojnë kujdes pasi situata mund të ndryshojë.
Niveli i ujit në këto fshatra i ka nxjerrë jashtë funksionit kanalet kulluese thonë drejtuesit e bashkisë Shkodër, që i druhen përkeqësimit të situatës.
Për përmbytjet e pak javëve më parë janë ngritur grupet e punës të evidentimit të dëmeve, por një rikthim të përmbytjeve, ky proçes bëhet i vështirë.
Kuotat e lumenjve dhe liqenit të Shkodrës janë rritur si pasojë e prurjeve me rreth 50 cm, ndërsa shumë fshatra të njësive administrative janë pa energji elektrike.






