Një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se shtrëngoi me anë të kanosjes, një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj.
Nga video e përcjelle nga policia i riu ka rënë në pranga në teksa ishte në biçikletë.
“Falë ndërhyrjes në kohë, të shërbimeve të Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë teksa merrte shumën e parave” informoi sot policia.
Policia kishte pasur informacion dhe ndërmori operacionin “Shenja”
E. B., 35 vjeç, banues në Tiranë u arrestua për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Nga veprimet hetimore rezulton se 35-vjeçari, në bashkëpunim me të tjerë, ka kanosur një shtetas, për dhënien e 400 000 lekëve të rinj, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një celular dhe me biçikletën me të cilën lëvizte i arrestuari.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.






