Ballina Aktualitet Samiti i BE-së në Tiranë/ Presidenti Vuçiç shtrëngon duart me Ramën, fjalën...

Samiti i BE-së në Tiranë/ Presidenti Vuçiç shtrëngon duart me Ramën, fjalën e nis në serbisht

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për të qenë pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Ai është pritur nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Fjalën me gazetarët e nisi në serbisht. Më pas iu përgjigj dhe pyetjeve në anglisht.

“Jam optimist për marrëveshjet që do nënshkruajmë sot në këtë takim. Jam këtu për të mësuar shumë nga njerëzit europian për ti dëgjuar ato e për të shpjeguar pozitat e Serbisë.

Serbia është një vend i pavarur dhe ne i dimë detyrimet tona dhe vendimet e KE. Por gjithashtu kemi dhe një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial që është dhunuar në mënyrën më të tmerrshme në 1999 dhe 2008 dhe do e diskutojmë sot me BE-në. Serbia nuk është e lidhur me Rusinë, është një vend i pavarur. Nëse ju thoni se jemi të lidhur me Rusinë është thjesht një arsye për të kritikuar dikë kur nuk keni asgjë për të thënë,”tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks