Ballina Sport FIFA trondit Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë

FIFA trondit Serbinë, sjellja ndaj Xhakës do t’u kushtojë shumë

Një lajm fantastik konfirmon faktin që shqiptarët ishin edhe një herë viktima dhe jo agresorë në ndeshjen e dy ditëve më parë, Serbi-Zvicër.

Është thënë e shkruar shumë por tashmë është zyrtare; FIFA ka nisur një hetim për provokimet e tifozëve dhe lojtarëve e stafit të Kombëtares së Serbisë që bashkë me çështjen e flamurit në dhomën e zhveshjes, bëhen dy çështje në dëm të Serbisë.

“Sjellje jo sportive, diskriminim dhe mosrespektim i sigurisë për mbarëvajtjen e ndeshjes”, janë akuzat zyrtare ndaj Serbisë.

Lajmi i madh është se Granit Xhaka nuk po hetohet dhe do të luajë rregullisht me fanellën e Zvicrës që në ndeshjen e ditës së nesërme kundër Portugalisë. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks