Ballina Aktualitet Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor, ja rrugët e...

Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor, ja rrugët e bllokuara dhe devijimet në Tiranë

Në datë 6 dhjetor 2022 do të zhvillohet në Tiranë Samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë lider të vendeve te Unionit, lider të Këshillit të BE, të Komisionit Evropian si dhe lider të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë një aktivitet i rëndësisë së veçantë dhe masat e marra nga strukturat e angazhuara në këtë aktivitet janë të sigurisë të lartë pasi aktivitete të tilla nuk monitorohen vetëm nga Policia e Shtetit por dhe nga organe të tjera.

Për motive sigurie do kete bllokime dhe devijime trafiku ne disa rruge inteurbane dhe urbane të kryeqytetit duke nisur nga ora 06:00 e dates 06.12.2022 e deri ne oren 18:00 të datës 06.12.2022.

– Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas

– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas

– Unaza madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas

– Rr. Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas

– Të gjithë rrugët që lidhin Rr. Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr. Asim Zeneli, rr. Themistokli Gërmenji, rr. Ismail Qemali, rr. Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lire, Lek Dukagjini do jenë të bllokuara.

Gjithashtu në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet dhe për mjetet qe nuk janë larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritës nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks