File Kola, 70 vjeç nga Vukli i Tamarës është mbartëse e dijebërjes së Xhubletës dhe është pjesë e Inventarit të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.
Ishte vetëm 7 vjeçe kur gjyshja i mësoi teknikat e endjes së xhubletës dhe prej asaj dite nuk e ka ndaluar punën.
File Kola: I marr të vjetra dhe i riparoj.
Tregon se të prodhohet një xhubletë duhen minimalisht 3 muaj.
File Kola: Lypen në çdo treg dhe nuk gjendet një e re që është bërë këtë muaj. Fustane ka sa të duash.
Gjon Dugilaj ka krijuar një muze me Xhubleta.
Gjon Dugilaj: Nuk e di numrin e saktë, por më shumë theksoj vlerës që kanë këto. Është e vetmja rrobë që të fton dhe të dashuron.
Detajet janë ato që bëjnë diferencën dhe tregojnë krahinën ku janë përdorur.
Gjon Dugilaj: Svastikat dhe format që vijnë për xhubletën, zakonisht fillojnë tek gjarpri, dragoi dhe shqiponja. Vermoshi e ka humbur këtë vlerë të svastikës ndërsa Dukagjini e ruajti.
Përfshija e Xhubletës në UNESCO i ka gëzuar ata që jetën ia kushtuan këtij simboli të malësisë ndaj kanë një sugjerim për institucionet trashëgimisë kulturore.
File Kola: Do të njihet edhe më tepër dhe të ruhet edhe më tepër.
Gjon Dugilaj: Është një rrobë që gruas i jep një personalitet të jashtëzakonshëm, e bën mbretëreshë.
Puna për hartimin e dosjes që kjo trashëgimi materiale mbi 4 mijë vjeçare të përfshirjes në UNESCO kaloi nga specialistët e muzeut “Oso Kuka” dhe ruajtësve të traditës.
Ndriçim Mlika: Është pranuar dijebërja, pra teknika specifike se si bëhet.
Xhubleta është krenari dhe tregues i identitetit brenda të cilës fshihej bukuria e vajzave dhe grave malësore.






