Një 16 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap teksa po ndihmonte 4 të huaj të kalojnë kufirin ilegalisht.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, njofton policia.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.






