Ballina Sociale Bonusi i fundvitit/ Në Shkodër përfitojnë 51 mijë të moshuar

Bonusi i fundvitit/ Në Shkodër përfitojnë 51 mijë të moshuar

Pesë mijë lekë të rinj është bonusi i fundvitit që qeveria ka miratuar sërish për pensionistët. Nga kjo e premte në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë ka nisur shpërndarja e këtij bonusi. Violeta Staka drejtore e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër shprehet se përfituesit kanë 36 muaj kohë të tërheqin bonusin e fundvitit.

Në të gjithë qarkun Shkodër janë 51 mijë pensionist përfitues të bonusit.4.3 milionë lekë është shifra totale e miratuar nga qeveria për bonusin e fundvitit nga e cila përfitojnë jo vetëm pensionistët por dhe invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks