Ballina Kronike Qëlloi me armë brenda degës së PD-së Kurbin, lirohet Van Rica

Qëlloi me armë brenda degës së PD-së Kurbin, lirohet Van Rica

Van Rica i cili qëlloi me armë zjarri në ajër në korridorin e degës së PD-së Kurbin është liruar sot nga Gjykata e Kurbinit.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Vetë i akuzuari nuk ka folur në seancë, por sipas avokatit të tije Pashkë Gjaci personi në fjalë është përgjegjës i një policie private dhe armën e ka patur me leje.

Po ashtu aty afër ku ka ndodhur ngjarja kishin nën ruatje një objekt dhe sipas tij nuk ekziston akuza e armëbajtjes pa leje, por vetëm prishja e qetësisë publike.

Të shtënat kanë ndodhur me 28 nentor 2022gjatë një takimi të kandidatëve të PD-së për primaret me Kryesinë, pas konfliktit të tij me nënkryetarin e PD-së Kastriot Marku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks