Ballina Aktualitet Shkodër – Podujevë, takimi që hap shtigje të reja bashkëpunimi mes dy...

Shkodër – Podujevë, takimi që hap shtigje të reja bashkëpunimi mes dy bashkive

Një përfaqësi e këshillit komunal të Podujevës në Kosovë zhvilloi një vizitë në bashkinë Shkodër, ku u pritën nga kryetari Bardh Spahia dhe kryetarja e këshillit bashkiak Brisela Kadija. Ata u njohën fillimisht me funksionimin e pushtetit vendor dhe bashkëpunimet që deri më sot bashkia Shkodër ka patur me disa komuna të Kosovës. Në fjalën e tij kryetari i bashkisë Bardh Spahia theksoi rëndësinë që ka krijimi i urave të bashkëpunimit mes dy popujve tonë si në fushën e turizmit, kulturës, sportit, ekonomisë etj.

Kryetar i këshillit komunal Podujevë Hilmi Hoxha e cilësoi të një rëndësie të veçantë përvojën e Shqipërisë në disa fusha, prandaj kërkoi thellim të bashkëpunimit mes komunave, pasi në nivel qeveritar janë bërë hapa para.

Bashkia Shkodër do të intensifikojë bashkëpunimet me komunat e rajonit, si në Kosovë dhe më gjërë tha në mbyllje kryebashkiaku Spahia, duke e konsideruar me rëndësi mbarëkombëtare këtë gjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks