Ballina Aktualitet Mesazhi i presidentit të Gjermanisë në Parlament: Zbrapsni korrupsionin. Lini mënjanë ndasitë...

Mesazhi i presidentit të Gjermanisë në Parlament: Zbrapsni korrupsionin. Lini mënjanë ndasitë politike për integrimin në BE

Presidenti i Gjermanisë në fjalën e mbajtur në parlamentin shqiptar vuri theksin tek lënia mënjanë e ndasive politike dhe të punohet më fort në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Frank-Walter Steinmeier:Punoni më tej në zbrapsjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Punoni përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë se destinacioni i përbashkët inegrimi në BE ia vlen këtë përpjekje.  Ju mund të keni besim në mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugë”

Disa statistika

-Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani

-Volumi tregtar në 2021 ka arritur në vlerën e 450 milionë eurove

-Gjermania është partneri tregtar i katërt në Shqipëri

-Edhe në dimensionin kulturor dy shtetet bashkëpunojnë ngushtë me njëri tjetrin

-Miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë gjithnjë e kanë pasuruar

“Zemra juaj rreh për Europën. Kur ke zemër ke dhe krahë” Fjalimi i presidentit gjerman u mbyll me duartrokitje dhe të gjithë u ngritën në këmbë

Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë në Shqipëri në një vizitë dy ditore dhe është stacioni i dytë i udhëtimit të tij në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks