Drejtori i OSHEE i njësisë se OSHEE në Lezhë Edmir Perndreca është dhunuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shënkollit dhe sipas burimeve për newspower.al ai është gjetur në makinë me fraktura në disa pjesë të trupit.
Më pas ai është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
Pasi mori ndihmën e parë mjekësore aty është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.
Edmir Perndreca 43-vjeç, mban prej më shumë se 1 viti postin e drejtuesit të OSHEE.
43-vjeçari ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dikush e ka goditur nga mbrapa me mjet. Ai ka zbritur nga makina për të shkuar pas incidentit të ndodhur por në atë moment personat që kanë qenë në mjetin tjetër kanë dalë nga makina gjithashtu dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Lezhë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë, automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.
Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po mjerr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.






